Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vdekja e kenianes/ Dëshmitë kontradiktore të shoqes së dhomës, ja kush pritet të merret në pyetje

Vdekja e kenianes/ Dëshmitë kontradiktore të shoqes së dhomës, ja kush pritet të merret në pyetje

10:32, 01/03/2023
A+ Aa A-

Ngjarja e 14 gushtit të vitit që lamë pas vijon ende të jetë e mbushur me pikëpyetje dhe mister. Ndërkohë së fundmi me urdhër të Gjykatës u shoqërua dhe  u mor në pyetje shoferi i kazinosë që punonte së bashku me 22 - vjeçaren kaniane Joy Ayoko.

Bashkë me të u rimor në pyetje dhe mikesha e saj Emili, e cila  ka dhënë një deklaratë kontradiktore me deklaratën e mëparshme. Teksa ka dyshime se mund të jetë ndikuar për ndryshimin e deklaratës.

Burime për Syri tv nga grupi hetimor bëjnë me dije se Emili do të rimerret sërish në pyetje. Së bashku me të edhe shoqja tjetër e cila ka të njëjtin emër me 22-vjeçaren që humbi jetën, Joy. Në njërën nga deklaratat mikesha e saj, Emili është shprehur se Joy përndiqej dhe shantazhohej nga Rodi Barçi, shoferi i kazinosë i cili pranoi se kishte pasur një lidhje intime.

Teksa në deklaratën tjetër Emili është shprehur se nuk e dinte nëse kishte pasur një marrëdhënie intime mes Barçit dhe Joy-t dhe se ai nuk e ka përndjekur apo shantazhuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco