Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Dy vëllezër i presin rrugën dhe filmojnë makinën e prokurorit Behar Dibra, ngrihet në këmbë gjithë policia për t'i kapur

Dy vëllezër i presin rrugën dhe filmojnë makinën e prokurorit Behar Dibra, ngrihet në këmbë gjithë policia për t'i kapur

12:29, 27/02/2023
A+ Aa A-

Atentati i dështuar ndaj të fortit të Elbasan, Elton Kila i njohur edhe si "Oti i Kilës" ka sjellë kërcënimin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), Behar Dibra. Dosja ka mësuar sot se në momentin kur prokurori Behar Dibra ishte duke u larguar nga Elbasani ku kishte shkuar për hetimin e ngjarjes, bashkë me një oficer të BKH, (Byroja Kombëtare e Hetimit) dhe me një shoferin e tyre, në një makinë tip "Honda", një makinë tjetër iu ka prerë rrugën.

Bëhet fjalë për një automjet ku ishin duke udhëtuar Orges dhe Emirjan Sina, vëllezër me njëri tjetrin, 24 dhe 27 vjeç. Në hyrje të tunelit të Elbasanit, ata kanë fotografuar makinën e prokurorit Dibra dhe i kanë prerë rrugën. Kjo pasi në momentin kur Dibra dhe pasagjerët e kanë pikasur që po filmoheshin edhe ata kanë nxjerrë telefonat për të filmuar.

Dy vëllezërit i kanë prerë rrugën makinës së Dibrës, janë afruar dhe i kanë kërkuar llogari pse ishin duke u filmuar. Në këtë moment njëri prej djemve ka nxjerrë një dokument që tregonte se ishte pjesë e Policisë së Shtetit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Dibra duke nxjerrë dokumentin e SPAK.  Por tensioni ka vazhduar deri në tentativë për tu përplasur fizikisht. Nga verifikimi ka rezultuar se dokumenti i Policisë ka qenë fals. Policia e Shtetit është duke i kërkuar Orges dhe Emirjan Sinën, të cilët kanë thyer edhe një postbllok të ngritur në Durrës për arrestimin e tyre./Dosja.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco