Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

EMRI/ Shkon të vjedhë pula, hajduti masakrohet nga pronari i shtëpisë

EMRI/ Shkon të vjedhë pula, hajduti masakrohet nga pronari i shtëpisë

08:11, 26/02/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Kuçovës. Një 52-vjeçar, teksa ka hyrë në ambientet e banesës së një qytetari, ka tentuar të vjedhë disa pula, por është përballur me të zotin e shtëpisë, duke rënë pre e dhunës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen "11 janari" pak pas mesnate, pranë varrezave të qytetit. Mësohet se shtetasi Lefter (Krenar) Brisku është kapur mat nga i zoti i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit, 20-vjeçari me inicialet B. Sh., i cili ka nisur ta dhunojë.

Mësohet se hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë. Pas sinjalizimit të policisë nga pronari i banesës, në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila e transportoi fillimisht hajdutin drejt spitalit të Kuçovës.

Por pasi iu dha ndihma e parë ai u transportua drejt spitalit të Beratit dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar, pasi gjendja e tij ishte kritike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco