Durrës, ndjekje e rrezikshme e një Fordi gjatë natës, kapet adoleshenti, ikën shoferi

Durrës, ndjekje e rrezikshme e një Fordi gjatë natës, kapet adoleshenti, ikën shoferi

10:29, 25/02/2023
A+ Aa A-

Një ndjekje e rrezikshme ka ndodhru gjatë natës në rrugën që të çon nga Manza në Durrës. Policia i bëri em shenjë një makine “Ford” që të ndalonte, por shoferi, Azem Allçi e shtoi shpejtësinë dhe u arratis në  errësirë më pas. Në duart e Policisë mbeti pasagjeri, 19-vjeçari Orgito Vathaj dhe një pistoletë me municion që u gjet në makinën që u braktis.

Në fakt, shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë kishin informacion se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy shtetas që qarkullonin me automjet nga Manza në drejtim të Durrësit, kishin armë zjarri me vete,  ndaj edhe organizuan operaconin “Late hours”.

"Policia e ka gjetur vendndodhjen e automjetit dhe i ka bërë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, - thuhej në njoftimin zyrtar. - Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të   shtetasit Orgito Vathaj, 19 vjeç, pasagjer. Gjitashtu, kanë shpallur në kërkim shtetasin Azem Allçi, 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrolit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit, A. Allçi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe "Moskallëzimi i krimit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco