Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Operacion policor në Fier, arrestohet një shpërndarës i madh heroine, arratiset tjetri

Operacion policor në Fier, arrestohet një shpërndarës i madh heroine, arratiset tjetri

10:05, 25/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuar dy shpërndarës drogash të forta. Një operacion i posaçëm i emërtuar “Weekend” u organizua për arrestimin e Arben Mukës dhe Elvir Kananajt, por vetëm njeri prej tyre përfundoi në pranga, kurse tjetri u arratis, konkretish Elvir Kananaj që tashmë është shpallur në kërkim.

Gjatë arrestimit të  Arben Mukës, 43 vjeç, banues në Fier, iu gjetën 81 doza heroinë, ndërsa në banesën e Kananajt gjetën 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara si të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Policia po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet:

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Ëeekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. M., gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit E. K. gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme."
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco