Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

Vrasja e 22-vjeçares keniane/ Nëna e saj zbardh detaje tronditëse, rrëfen mesazhet e fundit

Vrasja e 22-vjeçares keniane/ Nëna e saj zbardh detaje tronditëse, rrëfen mesazhet e fundit

22:22, 20/02/2023
A+ Aa A-

Joy, një vajzë e qeshur, plot jetë me dëshirën e madhe për të punuar dhe ndihmuar familjen në Kenia, në rrjetet e saj sociale gjatë kohës që punonte në Shqipëri ka publikuar video dhe foto nga momentet më të lumtura të saj.

Në disa prej videove ajo tregon se sa shumë i pëlqen Shqipëria dhe se e dashuron këtë vend, duke lënë mbishkrime se në Shqipëri po jetonte jetën e saj më të mirë.

Postimi mban datën 8 gusht 2022, vetëm 4 ditë para se jeta e Joyt në Shqipëri të merrte rrjedhë krejt tjetër, 13 gusht 2022.

Po si u përmbys jeta e 22-vjeçares keniane?!
“Unë flisja shumë me Joy-in dhe të shtunën më datë 13 gusht rreth orës 03:00 Xhoi më mori në telefon dhe më pas folëm në Whatsapp. Ajo më dërgoi mesazh në 03:25, ishte mesazhi i fundit prej saj. Joy kishte qenë në punë të premten në mbrëmje dhe ishte kthyer në shtëpi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ajo më shkroi, më tha se ishte e lodhur dhe më pyeti se çfarë po bëja. Më tha që do të bënte një dush dhe do të shtrihej për të fjetur. Më tha që do ngrohte ushqimin për të ngrënë. Unë vazhdova t’i shkruaj dhe ajo nuk më ktheu përgjigje. Unë nuk u shqetësova të shtunën. I urova natën e mirë me mendimin se do të ishte shtrirë për të fjetur. Gjatë ditës kur u zgjova rreth orës 11:00 të paradites ajo nuk më kishte kthyer përgjigje. Sakaq fillova të shqetësohem. I dërgova sërish mesazh për ta pyetur nëse ishte zgjuar, por nuk më ktheu përgjigje. Erdhi e diela, por ende asnjë komunikim. Instinkti i nënës. Ndjeva se diçka e keqe kishte ndodhur”, tregon nëna e 22-vjeçares.

Më datë 14 gusht rreth orës 12 të drekës, Joy u gjet në gjendje të rëndë në oborrin e një banese ngjitur me shtëpinë, në të cilën ajo jetonte me bashkëkombësen e saj Emily Mutua dhe punonjës të tjerë të kazinosë.

“Di që mesazhi i saj i fundit ishte në 03:25 minuta. Nëse përllogaris që nga ora 03:25 të mëngjesit deri të dielën sepse gjatë të shtunës ajo nuk u gjet, deri të dielën në orën 12:30 i bie më shumë se 30 orë që Joy kishte humbur gjurmët".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco