FOTO/ Ky është biznesmeni që vrau shqiptarin: Më ngacmoi të dashurën

FOTO/ Ky është biznesmeni që vrau shqiptarin: Më ngacmoi të dashurën

13:39, 20/02/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga krimi që tronditi Greqinë ditën e sotme.

Një 34-vjeçar shqiptar, i quajtur Visar Dakrama, u ekzekutua nga një 35-vjeçar grek pas një sherri për një femër në orët e para të mëngjesit në një lokal në Mykonos.

Mediat greke shkruajnë se greku që vrau shqiptarin në orën 6 të mëngjesit është një biznesmen aktiv në industrinë e turizmit në ishull.

Autori i krimit ka thënë se shqiptari i kishte ngacmuar të dashurën.

Mediat greke shkruajnë se ai e vrau shqiptarin pasi më herët e kishte kërcënuar me një thikë në lokal. Pasi të pranishmit kishin shuar sherrin, greku u largua dhe u kthye me një pushkë.

Dëshmitarët thonë se ai e qëlloi shqiptarin në kokë. Viktima u dërgua në spital, por ishte tepër vonë.

35-vjeçari u dorëzua vetë në polici, duke pranuar krimin. Burimet thonë se ai ishte në gjendje të dehur.

Ndërkohë mësohet se autori i krimit ishte pronar i një hoteli dhe zyrtar vendor i zgjedhur në ishull.

Kurse shqiptari kishte jetuar prej vitesh në ishull, kishte blerë një vilë në një nga zonat më të mira dhe e jepte me qira gjatë verës.

VIKTIMA E KRIMIT

ImageImageImage

AUTORI I KRIMIT

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco