Vrasja e shqiptarit pas sherrit për një femër/ Greku ishte i dehur rëndë

Vrasja e shqiptarit pas sherrit për një femër/ Greku ishte i dehur rëndë

10:55, 20/02/2023
A+ Aa A-

Dalin në dritë të tjera detaje nga krimi i rëndë në ishullin grek të Mykonos.

Protothema shkruan se viktimë ka mbetur një 34-vjeçar shqiptar. Autori i krimit është një grek 35-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.

Sipas informacioneve paraprake, greku ishte përleshur me shqiptarin në lidhje me një femër.

Pas përleshjes, greku kishte shkuar në shtëpi, kishte marrë një pushkë gjahu dhe ishte rikthyer në lokal duke qëlluar dhe vrarë shqiptarin.

35-vjeçari grek është arrestuar, por gazeta shkruan se ai është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit.

Burime thonë se viktima është qëlluar në kokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco