Dështon për të 5 herë ballafaqimi mes Luftar Reçit me Shullazin dhe 4 të tjerë

Dështon për të 5 herë ballafaqimi mes Luftar Reçit me Shullazin dhe 4 të tjerë

10:38, 20/02/2023
A+ Aa A-

Ballafaqimi i dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit me Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut ka dështuar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme.

Shkak u bë mungesa e avokatëve të të pandehurit Indrit Taullai.

Luftar Reçi që rezulton i penduari i drejtësisë zbërtheu të dhëna të cilat çuan në zbardhjen e vrasjeve të vitit 2005 të Klodan Saliut në Durrës dhe Vajdin Lames.

Për këto krime SPAK ka mori të pandehur Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati.

Pavarësisht se dëshmitë e tij hodhën dritë mbi ngjarjen, të pandehurit e konsiderojnë Luftar Reçin si të pabesueshëm.

Ndërkaq të pandehurit akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco