Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Dyshimet për atentat në Elbasan/ Arrestohet shtetasi nga Fushë Kruja, kishte ‘harruar’ pasaporten në vendngjarje

Dyshimet për atentat në Elbasan/ Arrestohet shtetasi nga Fushë Kruja, kishte ‘harruar’ pasaporten në vendngjarje

10:25, 20/02/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme Policia e Elbasanit ndaloi një automjet tip “BMË X6” pranë stadiumit “Elbasan Arena”, brenda të cilit u gjetë armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si edhe një shishe me lëndë djegëse.

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë kanë dyshime se kanë parandaluar një atentat. Pjesëtarë të grupit hetimor kanë dyshimet se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.

Në policinë e Elbasanit u shoqëruan disa persona, ndërsa sot mësohet se në pranga ka rënë një shtetas nga Fushë Kruja, pasa në vendin e ngjarjes iu gjet pasaporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco