Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

VIDEO/ Lihet në burg babai që vrau djalin, avokati: E bëri për vetëmbrojtje

10:19, 20/02/2023
A+ Aa A-

Mbetet në burg 77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili akuzohet se vrau me çekiç djalin e tij, 50-vjeçarin Hamdi Bylykbashin.

77-vjeçari doli sot para gjykatës ku ndaj tij u vendos masa “arrest në burg”.

Sipas avokatit Nevzat Teralli, ngjarja ka ndodhur në një situatë të rënduar psikologjike dhe të përsëritur, çka ngre dyshime të forta edhe sipas provave se mund të jetë bërë për vetëmbrojtje.

SYRI TV ka siguruar nga momenti ku 77-vjeçari ndodhej në sallën e gjyqit. Siç duket, në një moment Bylykbashi kërkoi që të mos filmohet. Për këtë arsye ai futi kokën poshtë tavolinës.

“Mos u tallni me mua, njeri jam dhe unë”, thotë ndër të tjera 77-vjeçari. Ka qenë kjo arsyeja pse seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Shefki Bylykbashi e goditi djalin disa herë në kokë me çekiç duke i shkaktuar vdekjen. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas policia zbuloi se kishin të bënin me vrasje. Djali, Hamdiu, 50 vjeç ishte konfliktuar me të atin dhe kishte tentuar që ta hidhte në pusin e ujit në oborr, por ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me çekiç në kokë. Shefki Bylykbashi e pranoi më pas se e kishte vrarë vetë djalin.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, tha ai para policisë.

Viktima, Hamdi Bylykbashi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte jashtë shtetit, ndërsa kishte disa muaj që ishte i kthyer nga Franca. Sipas dëshmitarëve, prej kësaj situate ai konsumonte alkool çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco