Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Elbasan/ Makina ku u gjetën kallashnikovët e pistoleta, u vodh dy javë më parë në Shkodër

Elbasan/ Makina ku u gjetën kallashnikovët e pistoleta, u vodh dy javë më parë në Shkodër

10:19, 20/02/2023
A+ Aa A-

Ekspertët e policisë së Elbasanit, kanë arritur të gjejnë gjurmë gishti në makinën “BMW x6”, e cila u gjend e braktisur në një ambjent tek ish-ndërmarja e Konservimit në Elbasan.

Mësohet se gjurmët e gishtit janë konstatuar në ambjentin e makinës dhe tek dy bidonat me benzinë.

Ndërsa tek tre kallashnikovët dhe një pistoletë “Glock”, nuk është mundur të stampohen gjurmë gishti. Brenda në makinë,janë gjendur dhe fije floku.

Një ekspert pranë policisë së Elbasanit, i tha “Ora News”, se në këtë çështje, gjurmët biologjike, fijet e flokut dhe gjurmët e gishtave, janë provat e para që mund të zbulojnë fijet e mëtejshme të personave që posedojnë makinën luksoze dhe armët.

Makina luksoze ku u gjetën armët, rezulton të jetë vjedhur dy javë më parë në Shkodër.

Pronari i makinës ka bërë kallëzim në policinë e Shkodrës për vjedhjen e makinës. Ndërsa vetë pronari nuk përfaqëson asnjë rast me precedent penal.

Ndërkohë nga dita e sotme, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar Policisë Shkencore të kryejë ekspertizën balistike të tre automatikëve dhe 1 pistolete “Glock”.

Ndërsa njëherësh është kërkuar ekspertimi biologjik i tyre, me shpresën e gjurmëve të djersës apo spërkave të pështymës. Eskpertim bilogjik është kërkuar edhe për fijet e flokut.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar ekspertim daktiloskopik dhe për gjurmët e konstatuara në makinë, të cilat do krahasohen me gjurmët e mbledhura në sistem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco