Arrestohet 44 vjeçari në Durrës, donte të vriste me shkop bejsbolli një bashkëfshatar

Arrestohet 44 vjeçari në Durrës, donte të vriste me shkop bejsbolli një bashkëfshatar

10:08, 20/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44 vjeçar i cili ka dashur të godasë për vdekje një 46 vjeçar në fshatin Shkafane.

Burime për SYRI-n bëjnë me dije se shtetasi Artan Paja, akuzohet se ka tentuar të vrasë 46-vjeçarin me inicialet K. S, banues në fshatin Kullë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë/ Durrës

Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari.   

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco