Kretë: Deti nxjerr 134 kg kanabis në plazh, paketimi i stilit shqiptar

Kretë: Deti nxjerr 134 kg kanabis në plazh, paketimi i stilit shqiptar

08:43, 18/02/2023
A+ Aa A-

Policia greke është vënë në alarm dhe ka nisur një operacion të gjerë nga deti e toka pasi prej një javë, në tri raste, deti ka nxjerrë në breg 160 - 170 kg marijuanë në total.

Bëhet fjalë për një sasi të madhe së fundi, dje, prej 134 kg, që doli në breg pas gjetjes së sasive më të vogla disa ditë më parë, nga 14 dhe 15 kg, edhe këto në bregdetin e Rethymnos. Pakot e drogës kanë qenë të lagura me ujë deti dhe për këtë policia greke dyshon se ose kanë rënë ose janë hedhur nga ndonjë mjet lundrues.

Gazetarja e SYRI TV njofton se çka vihet re tek pakot, është se ato janë tipike të modelit “shqiptar” të shkruara sipër me sprajt duke vendosur një gërmë. 

Pakot e nisura nga Shqipëria shpesh kanë gërma të ndryshme të shkruara me sprajt me qëllim që kur të arrijnë në destinacion, të identifikohen se kujt dërguesi i përkasin dhe të shpërndahën te porositësit e duhur.

Për shembull nëse 4 persona bëhën bashkë në Shqipëri dhe paguajne transportin e një sasie droge për në Greqi, pakot kanë 4 gërma të ndryshme ose 4 paketime të ndryshmë.  Ato magazinohen kur arrijnë dhe në këtë vend 4 trafikantët çojnë njerëzit e tyre të cilët marrin sasinë që i takon secilit sipas pakove.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco