Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

Dhunimi i gruas në Pogradec/ Tre burra e godasin me grushte dhe i hedhin sprajt në fytyrë. Reagon policia

Dhunimi i gruas në Pogradec/ Tre burra e godasin me grushte dhe i hedhin sprajt në fytyrë. Reagon policia

13:47, 17/02/2023
A+ Aa A-

Një rast i dhunës ndaj grave është regjistruar në Pogradec ku mësohet se tre burra kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur sprajt në fytyrë një gruaje të paidentifikuar.

Për rastin në fjalë, policia ka arrestuar një 23-vjeçar dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i  policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco