Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

VIDEO/ Si u kap ish-ushtaraku shqiptar dhe partnerja e tij në Spanjë si pronarë të një ‘shtëpie bari’

VIDEO/ Si u kap ish-ushtaraku shqiptar dhe partnerja e tij në Spanjë si pronarë të një ‘shtëpie bari’

09:01, 17/02/2023
A+ Aa A-

Një ish-usharak shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle sëbashku me bashkëshorten e tij për kultivim dhe shitje marijuane.

Në operacion janë sekuestruar gjithsej 492 bimë marijuanë dhe 131 kilogramë gati për shitje.

Mediat vendase raportojnë se Policia Kombëtare ka arrestuar në qytetin Riells i Viabrea (Girona) dy persona të dyshuar për kultivimin dhe shitjen e marijuanës, një ish-ushtar shqiptar të ushtrisë franceze dhe bashkëshorten e tij.

Gjithashtu, në shtëpinë, e cila kishte masa të mëdha sigurie, u gjetën gjithsej 15 thika të ndryshme që i përkisnin të arrestuarit.

Ata uzurpuan shtëpinë ku kultivonin

Shtëpia e një familjeje, e cila ishte uzurpuar ilegalisht nga të arrestuarit, përbëhej nga dy kate. 

Bodrumi i katit të poshtëm ishte përshtatur për mbjellje, plotësisht i izoluar nga drita e jashtme për të kontrolluar rritjen e bimëve të marijuanës si dhe për të kamufluar sa më shumë erën e saj, për të shmangur zbulimin.

Shtëpia ishte e rrethuar nga kamerat e vëzhgimit, të gjitha të kontrolluara nga i arrestuari nga një dhomë me monitor.

Hetimi filloi pas disa ankesave anonime, në të cilat deklarohej se shtëpia mund të kishte një plantacion marijuane.

Me fillimin e hetimeve është kërkuar bashkëpunimi me kompaninë e furnizimit me energji elektrike për verifikimin e konsumit, i cili ka arritur në shumën totale prej 80 954 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco