'Mafia shqiptare po drejton kartelet e drogës'/ Koloneli nga Ekuadori: Si hyjnë tonelata droge në Evropë

'Mafia shqiptare po drejton kartelet e drogës'/ Koloneli nga Ekuadori: Si hyjnë tonelata droge në Evropë

19:31, 15/02/2023
A+ Aa A-

Prej kohësh tashmë, mafia shqiptare është bërë objekt i mediave të huaja, mbi të gjitha për aktivitetin e saj kriminal dhe terenin që ka fituar në Ekuador.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, koloneli Mario Pazmino deklaroi se mafia shqiptare ka arritur të fitojë teren për shkak të lidhjeve që ka krijuar me klanet e tjerë. Sipas Pazmino, mafia transporton tonelata drogë nga porti “Guayaquail” në ekuador drejt Evropës, nëpërmjet portit belg të “Antwerpen”.

Mafia shqiptare qarkullon tonelata droge. Kjo lëvizje tërheq mafien kineze, Ndrangheta-n, të gjitha këto kanë interes që të kontrollojnë transportin e kësaj droge drejt kontinentit të vjetër. Po mafia shqiptare është e veçantë, pasi drogën e fut në Evropë nëpërmjet Belgjikës.

Porti Antwerpen në Belgjikë ka kapur në vitin 2022, 110 tonelatë kokainë që del nga Ekuadori. Droga niset nga nga porti i Guayaquail. Pastaj porti Antwerpen është dera drejt Evropës. Por mafia shqiptare ka lidhje të drejtpërdrejtë me kartelet e tjera.”- tha Pazmino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco