Kontrolle intensive në Portin e Vlorës, goditet një tjetër rast i kontrabandës së mallrave

Kontrolle intensive në Portin e Vlorës, goditet një tjetër rast i kontrabandës së mallrave

17:15, 15/02/2023
A+ Aa A-

Kontrolle intensive janë kryer ditën e sotme në Portin e Vlorës, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare ku është goditur një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ndërkohë, është sekuestruar një sasi e konsiderueshme vere dhe po procedohet penalisht drejtuesi i automjetit që tentoi ta kontrabandonte.

Njoftimi i Policisë:

Port Vlorë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. 
Sekuestrohet një sasi vere, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit që tentoi ta kontrabandonte në vendin tonë. 

shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin A. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje. 

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale  “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco