Atentati ndaj ish prokurorit, Apeli nuk pranon kërkesën e 5 të arrestuarve, në burg deri në përfundim të hetimeve

Atentati ndaj ish prokurorit, Apeli nuk pranon kërkesën e 5 të arrestuarve, në burg deri në përfundim të hetimeve

14:43, 15/02/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e 5 të arrestuarve që u lanë në burg nga Shkalla e Parë në kuadër të operacionit “Komploti”, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e atentatit të 2019, ku mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja, shtetasi Aleksandër Laho ndërsa humbi jetën Andi Maloku, shoferi i Ndojës.

Përkatësisht, Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Apeli i Posaçëm pretendon se ankimet nga të pandehurit dhe avokatët e tyre janë bërë jashtë afateve.

Ndërkohë në kërkim nga SPAK mbeten Plaurent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Meça dhe shtetasi A.Sh, shok i ngushtë i Dervishajt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco