Kurbin/ Arrestohet pas disa orësh 17-vjeçari që plagosi me armë zjarri të miturin

Kurbin/ Arrestohet pas disa orësh 17-vjeçari që plagosi me armë zjarri të miturin

17:28, 13/02/2023
A+ Aa A-

17-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri një të mitur ditën e sotme pranë një gjimnazi në Kurbin, është vënë në pranga.

Adoleshenti me iniciale A. Gj. është gjetur në një banesë të braktisur nga uniformat blu, e më pas u arrestua.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta më të plagosurin, 15-vjeçrin me iniciale L. Rr.

Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas plagës që ka marrë në këmbë.

Njoftimi Policisë: 

Kurbin/ Lokalizohet në një banesë të braktisur, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 15-vjeçar.

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco