SYRI TV/ Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Laç, shpallet në kërkim autori 17-vjeçar

16:27, 13/02/2023
A+ Aa A-

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në pranë një gjimnazi në Laç. Autor i plagosjes është një 17-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim pas ngjarjes. Dy të miturit kanë pasur një konflikt mes tyre, që përfundoi më pas me përdorim të armës së zjarrit.

SYRI TV

Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e së hënës rreth orës 12:20 në lagjen nr 4 në Laç.  Jashtë rrethimit të gjimnazit. Paraprakisht dyshohet se plagosja erdhi pas një konflikti të çastit për motive të dobta mes 2 nxënësve, 17 dhe 15 vjeç, ku ky I fundit mbneti I plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në momnetin e ngjarjes jashtë rrethimit të gjimnazit ka pasur nxënës të cilët kanë qenë prezent në momnetin e ngjarjes, ku menjëherë pas plagosjes, 17-vjeçari autori I dyshuar I ngjarjes ka arritur të largohet. Pas hetimeve ka rezultuar se policia ka arritur ta identifikojë dh ta shpall në kërkim 17-vjeçarin. Vijojnë ende kontrollet në zonë për lokalizimin dhe më pas prangosjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco