Pas sherrit, plagosi shokun e shkollës me armë zjarri, shpallet në kërkim autori

Pas sherrit, plagosi shokun e shkollës me armë zjarri, shpallet në kërkim autori

13:03, 13/02/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në qytetin e Laçit.

Sipas informacioneve të para të shtënat janë raportuar në gjimnazin e qytetit.

Nga ngjarja raportohet se ka mbetur i plagosur  me armë zjarri në këmbë, shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit  të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë  kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco