SYRI TV/ Humb jetën 22- vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko, mister ende hedhja e saj nga banesa

12:53, 13/02/2023
A+ Aa A-

Gjashtë muaj pasi u dhunua në Tiranë, humb jetën 22-vjeçarja Joy Ayoko nga Kenia. Ajo vdiq në shtetin e saj të lindjes, pak javë pasi u largua nga Spitali Ushtarak në Tiranë, për mjekim të specializuar në Kenia. E reja u dhunua barbarisht në 14 gusht në Tiranë. Ngjarja vijon të mbulohet nga misteri, pasi për dhunimin e të resë nuk ka ende autor.

Nga SYRI TV

Ndërron jetë gjashtë muaj pasi u dhunua në Tiranë, 22-vjeçarja Joy Ayoko. E reja vdiq në një spital në shtetin e saj, Kenia. Lajmi për vdekjen e 22-vjeçares është konfirmuar nga nëna e Joyt, Ruth e cila e largoi të bijën mëngjesin e 25 janarit drejt Kenias për trajtim mjekësor më të specializuar me shpresën se gjendja e saj do të përmirësohej.

22-vjeçarja Joy Ayoko u dhunua në 14 gusht të vitit të kaluar në Shqipëri. Fillimisht ngjarja u mbajt e fshehtë nga policia, deri në momentin që nëna e vajzës erdhi në Shqipëri dhe denoncoi skandalin.

22-vjeçarja u gjet e dhunuar barbarisht mëngjesin e 14 gushtit nga shoqja e saj Emili në hyrje të pallatit ku banonin në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas ka lajmëruar policinë. Në një intervistë për SYRI TV me gazetaren Bleona Sari, e ëma e Joyt tha se nuk i besonte versionit të policisë e cila raportoi se ajo ka tentuar të vetëvritet, duke pretenduar se kjo ngjarje është fshehur dhe nuk është zbardhur qëllimisht. 

Ndërkohë, Plicia reagoi pasi lajmi u bë publik në media duke e lënë ngjarjen nën mister pasi tha se është ngritur një hetim, por pa treguar se ndaj kujt dhe për çfarë.

Gazetar: B. Sari

Montazhi: T. Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco