Shpërthimi në Sarandë, shoqërohet djali i pronarit të hotelit të shkatërruar dhe i bllokohet makina

Shpërthimi në Sarandë, shoqërohet djali i pronarit të hotelit të shkatërruar dhe i bllokohet makina

12:33, 13/02/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e Sarandës. ABCNews mëson se një nga personat e shoqëruar për shpërthimin me tritol të hotelit t “Bizanti” është djali i Spiro Çabirit, pronarit të hotelit.  Pas shoqërimit atij i është bllokuar edhe makina.

Hoteli “Bizanti” , i cili hodh në erë në Sarandë, ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka.  Burime për Abc News njoftojnë se këta dy të fundit rezultojnë në QKB si bashkëpronarë të hotelit dhe me administratore Miranda Çabiri.

Sipas vendimit të Gjykatës, 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimiter Evangjeliut dhe nga 5% dy orkatëve të tjerë. Për shkak të konflikteve për pronën, si persona të dyshuar janë pjesëtarët e familjeve te dy ortakeve Evangjeliut. Shpërthimi i hotelit ka shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme në bizneset përreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco