Si u pasurua në 5 vite, ish-zyrtarja e Ramës, Alda Klosi! Një ditë më parë iu sekuestrua…

Si u pasurua në 5 vite, ish-zyrtarja e Ramës, Alda Klosi! Një ditë më parë iu sekuestrua…

12:12, 13/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës njoftoi dje se ka nisur sekuestrimin e pasurive të zyrtares Alda Klosi, pasuri të cilat sipas Policisë nuk janë të justifikuara.

E ndërkohë që në çelës janë vënë deri më tani vetëm dy prej pasurive të identifikuara, sipas Policisë, pasuri të tjera janë duke u verifikuar nga ana e institucioneve përgjegjëse. Ende nuk dihet zyrtarisht se cilat prej pasurive të shumta të saj, kryesisht banesa, kanë kaluar në sitën e hetimit, por ajo që u njoftua dje në lidhje me sekuestrimin e parë të pasurisë së saj, ka të bëjë me një apartament dhe një garazh. Në lidhje me banesat, personi i parë që i identifikoi ato ishte pastruesja që u arrestua për ‘vjedhjen’ e rreth 1 milion euro para dhe mall në shtëpinë me qira të cilën mbante në përdorim Alda Klosi. Rozeta Dobi i tha grupit të hetimit se ajo vetë kishte qenë punëtore në të paktën 4 banesa të zonjës Klosi.

Sekuestrimi

Zyrtarisht Policia e Tiranës bëri me dije se ish-zyrtares Alda Klosi i janë sekuestruar ditën e djeshme një apartament dhe një garazh në rrugën ‘Kongresi i Lushnjës’ në Tiranë. E njohur si ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetat, Alda Klosi sipas të dhënave rezulton pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Shëngjin dhe në Tiranë. Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe 42 m2, ndërkohë mësohet se është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit, por do të jetë hetimi që do të hedhë dritë mbi këtë fakt. Sipas të dhënave hetimore saktësohet se Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin i një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë. Ish-zyrtarja e shtetit është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqeve trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2 dhe po ashtu ka në pronësi edhe një makinë të tipit “Toyota RAV4”, e vitit 2013.

Alda Klosi, sipas të dhënave faktike, është pasuruar gjatë periudhës 2017- 2022, kur ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj. Në vitin 2017 ajo blen bashkë me bashkëshortin, me të cilin është ndarë më pas, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 72 m2, me vlerë të deklaruar 31 mijë euro. Në 2018, blen një apartament 47 m2, me vlerë të pretenduar 2.5 milionë lekë ose rreth 20 mijë euro, me burim shitjen e një prone të prindërve të ishbashkëshortit me vlerë rreth 100 mijë USD.

Në vitin 2020 Klosi mësohet se bleu makinë ‘Toyota RAV4’ për 4 mijë euro. Të gjitha këto pasuri i ka blerë pasi është emëruar në funksionet publike, me pagë mujore rreth 80 mijë lekë të reja në muaj. Në vitin 2021, shefes së kabinetit të Ahmetajt i dhurojnë dy apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe 42 m2, me vlerë të deklaruar rreth 70 mijë euro. Në vitin 2021, ajo trashëgon nga babai një apartament 50 m2 në Tiranë, si dhe dy sipërfaqe trualli 216 m2 dhe 160 m2 në Tiranë. Në pasuritë e trashëguara zonja Klosi ka 1/3 si pjesë.

Në 3 shkurt 2022 dhe në datën 28 maji 2022, Alda Klosi ka lidhur dy kontrata për ndërtim pallatesh në pronën e saj me sipërfaqe 216 m2, të trashëguar. Kontratën në këmbim të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore i ka lidhur me kompaninë e ndërtimit 2B & CONSTRUCTION GROUP me pronarë të kompanisë në fjalë Uljan dhe Dorina Kala. Nuk dihet nëse kontrata është fiktive apo reale dhe nëse Klosi mund të kishte në plan që paratë që mbante në banesë t’i investonte në ndërtim. Ndërkaq, ndryshe nga sa pretendoi në një intervistë në media, Alda Klosi nuk i ka deklaruar në ILDKPKI shumat që Rozeta Dobi i vodhi në banesë, edhe pse ajo gjithnjë këmbënguli se ajo i vodhi vetëm shifrën prej 120 mijë euro që ishin të xhaxhait të ndjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco