DETAJE/ 30 kg tritol dyshohet se rrafshuan hotelin në qendër të Sarandës

11:25, 13/02/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm të hotel “Bizant” në Sarandë. Forcat xheniere janë nisur nga Tirana drejt Sarandës  për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe sasinë. Paraprakisht dyshohet për 30 kg lëndë plasëse.

Pjestarë të familjes së dy ortakëve ne polici per te dhëne deshmine. Kjo pasi një ndër pistat kryesore të hetimit është konflikti mes dy pronarëve të hotelit.

Policia sqaroi më herët se hoteli i ndërtuar që prej vitit 1996, është në pronësi të dy shtetasve, Spiro Çabiri dhe Evgjeni Dhimitrit, të cilët prej 20 vitesh janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco