Gjendet një kufomë në përroin e Bërxullës

Gjendet një kufomë në përroin e Bërxullës

11:10, 13/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës bën me dije se është gjetur një kufomë e seksit mashkull në në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Sipas burimeve bëhet me dije se në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco