Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO/ Të vëzhguar nga kriminelë, flet zëdhënësi i Policisë: Mbi 500 kamera të sekuestruara

12:53, 04/02/2023
A+ Aa A-

Ka shkuar mbi 500, numri i kamerave të sigurisë të çmontuara në vend, ndërkohë zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj shprehet se operacioni do të vijojë dhe shumica e të shoqëruarëve janë persona me precedentë penal. Ndërkohë, për ekspertin e Sigurisë Fatjon Softa, është një operacion i dështuar pa gjetjen e serverëve. Nga ana tjetër, eksperti i IT, Tomi Kallanxhi shprehet se Policia kishte mundësi që të shkonte me tej duke gjetur serverët për të bërë më pas edhe gjetjen e personave konkret që i përdornin.

Nga SYRI TV

Ka kaluar mbi 500, numri i kamerave të sekuestruara nga Policia, që ishin kthyer në “sytë” e krimit, po për zëdhënësin e medias, Genti Mullaj ky operacion do të vijojë teksa shton se ka shkuar në 101, numri i personave nën hetim, shumica prej tyre me precedentë penalë.

Për  ekspertin e sigurisë Fatjon Softa, ky operacion nuk mund të cilësohet një sukses. Sipas gazetares së Syri Tv, Bleona Sari, eksperti argumenton se operacioni nuk konkretizua me zbulimin e pronorëve të vërtetë të këtyre kamerave teksa shton dhe faktin se operacioni duhej të finalizohej me një goditje të vetme për të kapur të papërgatitur bosët e krimit që ishin pas fijeve të kamerave.

Lidhur me këtë çështje, për SYRI TV ka folur edhe ekspeti i IT. Tomi Kallanxhi shprehet se Policia me ekspertizën e duhur mund të zbërthejë serverët dhe të bjerë në gjurmët e pronarëve të vërtetë të këtyre kamerave. 

Në kuadër të operacionit “Fijet”, Policia e Shtetit ka kërkuar edhe ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë në fushën e IT, ndërkohë deri tani pas fijeve kanë dalë emra me peshë të botës së krimit si Gjergj Cukali, Abdylajt apo Plarent Dervishi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco