Mot i keq, anulohet për sonte nisja e trageteve Durrës -Bari dhe anasjelltas

Mot i keq, anulohet për sonte nisja e trageteve Durrës -Bari dhe anasjelltas

11:18, 04/02/2023
A+ Aa A-

Anulohet për sonte në mbrëmje, nisja e dy tregeteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas për shkak të motit të keq, njoftoi Autoriteti Portual i Durrësit

Sipas tij, “referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet. Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, datë 4.2.2023 nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Kurse, linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco