Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

ADN-ja e gjakut i shpëton nga burgu, vëllezërit Miri do hetohen në liri për vrasjen e Indrit Ndojit

ADN-ja e gjakut i shpëton nga burgu, vëllezërit Miri do hetohen në liri për vrasjen e Indrit Ndojit

14:52, 01/02/2023
A+ Aa A-

Dalja e analizave të ADN-së, ka sjellë përjashtimin nga autorësia e krimit të dy vëllezërve Landi dhe Saimir Miri. Prokuroria e Krujës është njohur me ekspertizën e ADN-së, ekspertizë e cila ishte kërkuar me qëllim krahasimin e përputhshmërisë së njollës së gjakut të gjendur në një çorape dhe palë tuta,të cilat u sekuestruan në banesën e dy vëllezërve Landi dhe Saimir Miri.

Për shkak se gjaku nuk lidhej me atë të viktimës, Indrit Ndoj, prokuroria e Krujës mesditën e sotme kërkoi caktimin e masës detyrim paraqitje për dy vëllezërit Landi dhe Saimir Miri.

Kërkesa e prokurorisë është pranuar dhe nga gjykata, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të dy vëllezërve, që në muajin nëntor 2022 u arrestuan si persona të dyshuar për ekzekutimin e Indrit Ndoj.

Njëherësh me ADN-në, prokuroria ka kryer ekspertimin e një gjurme biologjike të siguruar në një kanaçe “Fanta”, e cila është gjendur në vendin e ngjarjes. Por edhe nga kjo analizë nuk është përftuar asnjë e dhënë biologjike, për dy vëllezërit Miri të arrestuar.

Të dhënat biologjike të mara në këtë kanaçe, nuk i përkasin dhe viktimës Indrit Ndoj, çka tregon se kanaçja i përket një personi tjetër ende të paidentifikuar nga policia dhe prokuroria.

“Ora News” mëson se Saimir Miri, gjatë marrje në pyetje, ka pranuar se rrobat përdoreshin prej tij por ka shtuar se njollat e gjakut i përkisnin një kafshte të shtëpisë, të cilën ai e kishte therur disa ditë më parë.

Nga ana tjetër, prokuroria ka sekuestruar dhe një shapkë, të gjetur 5 metra larg vendit ku ishte hedhur trupi të viktimës, Indrit Ndoj.

Kjo shapkë është është bërë shkak për të akuzuar dhe dyshuar si autor të vrasjes, vëllain tjetër, Landi Miri. Njëra nga shapkat, që korrespondoi me atë të vendit të ngjarjes, është gjendur në banesën e tij. Ndërsa tjetra vetëm 5 metra larg trupit të viktimës.

Gjatë marrjes në pyetje, Landi Miri, ka pretenduar se nuk ishte në gjëndje ta shpjegonte faktin se pse një nga shapkat e tij, ndodhej pikërisht në vendin, ku u gjend i pajetë, Indrit Ndoj.

Landi Miri, ka ngritur një alibi, duke u shpjeguar se ndonjë nga qentë e fshatit, mund t’ja ketë marë shapkën nga shtëpia dhe e ka çuar pikërisht në vendin, ku është gjëndur më pas nga policia.

Por burimet për “Ora Nevvs” u shprehën se banesa e vëllezërve Miri dhe vendi ku është gjëndur i pajetë Indrit Ndoj, ndodhen në një distancë rreth 300 metra.

Aktualisht, hetimet për vrasjen e Indrit Ndojit, janë përqëndruar ndaj dy vëllezërve, të cilët do të hetohen në gjëndje të lirë.

Trupi i të riut u gjet i pajetë mëngjesin e 21 Tetorit nga familjarët, në një kanal. Pas k’qyrjes u konstatua fakti se plagët ishin shkaktuar nga goditje me kaçavidë.

Viktima Indrit Ndoj, rezultonte i arrestuar në shtator të 2021-it, për trafik të emigrantëve të paligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco