E rëndë në Elbasan/ 34-vjeçarja humb jetën pas abortit, procedohen dy mjekët e Maternitetit

E rëndë në Elbasan/ 34-vjeçarja humb jetën pas abortit, procedohen dy mjekët e Maternitetit

16:23, 31/01/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan një ditë më parë, ku një 34-vjeçare ka ndërruar jetë pas abortit. 

Ndërprerjen e shtatzënisë Etleva Çullhaj e kishte kryer në Maternitetin e Elbasanit. 

Mësohet se 34-vjeçarja ka ndërruar jetë nga komplikacionet e shfaqura pas abortit. 

Policia njofton se gruaja pasi ka kryer abortin në maternitet rreth orës 12.00, është larguar në drejtim të banesës dhe në orën 18.00 ka njoftuar ambulancën për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore. 

Gjithashtu, uniformat blu kanë proceduar penalisht dy mjekët e Maternitetit të Elbasanit, Arben Paralloj dhe Behar Gjevori, për veprat penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.

Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco