Incineratori i Fierit, Dervishaj kërkon ndryshimin e masës prej gjendjes shëndetësore, GJKKO cakton 3 mjekë

Incineratori i Fierit, Dervishaj kërkon ndryshimin e masës prej gjendjes shëndetësore, GJKKO cakton 3 mjekë

12:52, 30/01/2023
A+ Aa A-

Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Këtë të hënë ai vetë nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa mbrojtësit kanë pretenduar se po vuan nga probleme shëndetësore.

GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave.

3 mjekët ekspertë, u paraqitën këtë të hënë ku u betuan para togave të zeza.

Kujtojmë se pak kohë më para në paraburgim humbi jetën Enver Sheshi nga ataku kardiak, i arrestuar po për llogari të hetimit në lidhje me inceneratorin e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco