SPAK/ Cani: Ndoshta nuk thirrem për inceneratorët, s’më suprizon asgjë

SPAK/ Cani: Ndoshta nuk thirrem për inceneratorët, s’më suprizon asgjë

11:40, 30/01/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur sot në SPAK.

Mësohet se Cani ishte thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.

Ish-ministri është pyetur për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese.

Ndërkohë që pas daljes së tij nga SPAK, ai ka folur për mediat por shumë shkurt, duke evituar çdo koment mbi atë se për çfarë është thirrur por edhe duke anashkaluar interesin e gazetarëve për hetimin mbi inceneratorët.

“Ndoshta nuk thirrem për Inceneratorët, s’më suprizon asgjë!”, ka thanë ai.

A ju kanë thirrur për çështjen e inceneratorëve…

Jo. Shkresa ka dalë, është publikuar. Nënshkruaj të gjitha letrat… Nuk ka rëndësi që çfarë them unë, kur është e shkruar. Se çfarë kam shkruar, e lexuat shumë mirë. Me gojë s’kam ça përsëris. Pyesni SPK kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do më thërrasë. Në jetën time kam kaluar kaq shumë, saqë nuk më suprizon asgjë. Jam i gatshëm që të paraqitem për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Pres drejtësi. ligj, drejtësi rregull.

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka qëndruar mbi dy orë në zyrat e SPAK. Në deklaratën për mediat, ai tha se ka nënshkruar një deklaratë që duhet të ruajë sekretin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco