Me armën gati për qitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, shtirej si punonjës i forcave speciale. Ja çfarë iu gjet në banesë

Me armën gati për qitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, shtirej si punonjës i forcave speciale. Ja çfarë iu gjet në banesë

11:28, 30/01/2023
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me armën gati për qitje në makinë dhe shtirej si punonjës i forcave speciale.

Sipas njoftimit, në rrugën “Hamid Shijaku”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar personin me iniciale K. Gj., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, shërbimet e policisë konstatuan se 40-vjeçari prezantohej me dokument të falsifikuar si punonjës policie i forcave speciale.

40-vjeçarit iu gjetën në banesë, municion luftarak, pranga, dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, mbajtëse arme dhe maskë si ato të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Speciali”.

Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe prezantohej me dokument të falsifikuar si punonjës policie i forcave speciale, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

40-vjeçarit iu gjetën në banesë, municion luftarak, pranga, dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, mbajtëse arme dhe maskë si ato të Policisë.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative për një shtetas që prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Speciali”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Hamid Shijaku”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin K. Gj., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një palë pranga, dy dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, një mbajtëse arme dhe një maskë si ato të Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco