Shtyhet sërish seanca ndaj deputetit Ervin Salinaji

Shtyhet sërish seanca ndaj deputetit Ervin Salinaji

09:53, 30/01/2023
A+ Aa A-

Është shtyrë sërish seanca në Apel ndaj deputetit të PD Ervin Salianji sa i takon çështjes “Babale”. Seanca që ishte parashikuar për sot në orën 13:30 është shtyrë për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues.

Ndërkohë ende nuk është caktuar se kur do të mbahet seanca e radhës.

Njoftimi:

Pershendetje!

Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:

Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem.

Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.

Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet.

Mbetet ne vleresimin Tuaj, pjesemarrja ne kete seance.

Ju faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco