Vrau gruan dhe të vëllanë, del para gjykatës së Elbasanit 80 vjeçari Xhevit Sinani

Vrau gruan dhe të vëllanë, del para gjykatës së Elbasanit 80 vjeçari Xhevit Sinani

09:51, 30/01/2023
A+ Aa A-

80 vjeçari që vrau gruan e tij dhe të vëllanë me sëpatë në Gramsh më 27 janar ka dalë sot para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë.

Fillimisht 80-vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij 84-vjeçare Zeqinen në ambjentet e banesës duke e goditur me sëpatë.

Xhevit Sinani më tej ka sulmuar dhe vrarë edhe vëllanë e tij Shaqir Sinani, 73 vjeç, në banesën e këtij të fundit rreth 1 km nga shtëpia e autorit.

Pas krimit makabër 80-vjeçari shkoi në banesën e një krushku nga ku marrë në telefon të birin duke i treguar se kishte masakruar nënën dhe xhaxhanë.

Bashkëshortët Xhevit dhe Zeqine Sinani kishin 5 djem dhe dy vajza nga martesa.

Sipas të afërmëve 80 vjeçari kishte pasur shenja të sëmundjes nervore por ky raportim ende nuk është konfirmuar nga grupi hetimor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco