Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vrau shqiptarin pasi i sulmoi shtëpinë me ekskavator, italiani: 7 persona rrezikonin të vdisnin

Vrau shqiptarin pasi i sulmoi shtëpinë me ekskavator, italiani: 7 persona rrezikonin të vdisnin

19:57, 13/01/2023
A+ Aa A-

Sandro Mugnai, personi që vrau më 5 Janar fqinjin shqiptar në Arezzo, thotë se gjithçka e ka bërë për të shpëtuar familjen.

‘Disa gjëra mbeten në ndërgjegje, jemi shumë keq’. Kështu shprehet 53-vjeçari u cili në 5 Janar qëlloi me armë fqinjin e tij, Gëzim Dodolin, 59-vjeçar nga Shqipëria. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mes dy fqinjëve ka ndodhur një sherr.

Shqiptari i hipi ekskavatorit dhe tentoi që të prishte shtëpinë e italianit. Megjithatë edhe pse detajet e sherrit që çuan në këtë tragjedi nuk janë të njohura plotësisht, mediat shkruajnë se Mugnai dhe Dodoli nuk shkonin mirë dhe kishin pasur sherre prej vitesh.

‘Pashë dritaren që ra dhe dëgjova zhurmat e ekskavatorit, nuk kisha zgjidhje tjetër. U mundova që të flas me të, por më goditi me ekskavator. Nuk dija çfarë të bëja më. Isha në panik. Në shtëpi ndodheshin 7 persona, të cilët rrezikonin që të gjithë që të vdisnin sepse ai nuk na linte që të largoheshim. Nuk kisha zgjidhje’, është shprehur italiani.

Ndërkohë Sandro Mugnai ka lënë qelinë. Ai u la i lirë pasi trupi gjykues vlerësoi se 53-vjeçari kishte vepruar në vetëmbrojtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco