SYRI TV/ Burg zyrtarëve të Financave, Gjokutaj i sëmurë. Avokatët: Ka problem kardiake, po merr mjekim

15:36, 13/01/2023
A+ Aa A-

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisëe së Financave Arlind Gjokutajn, Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse dhe çështjeve Ligjore, Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin Alban Ruli.

Gjokutaj nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa avokatët paraqitën prokurorë të posaçme për përfaqësim. Sipas tyre, prej dy ditësh numri dy i financave ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore kardiake. Vetëm Fatmir Hoxhaj foli shkurtimisht ku tha se veprimet e tij kanë qenë konform ligjit dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Zyrtarët e arrestuar akuzohën për shpërdorim detyre, me dëm 1.2 milionë euro ndaj shtetit. Mbi 48 milionë lekë të reja sipas Prokuriorisë përfitoi Ilir Thana nga Buxheti i Shtetit nga veprimet e tyre, para të cilat kishin nisur derdhjen në llogarinë e motrës së tij.

Bëhet fjalë për likuidimin për herë të dytë të vlerës së një magazine në Tiranë, për të cilën me vendim Gjykate, Thana ishte dëmshpërblyer njeherë. I pandehuri pasi mori shpërblimin e parë me kthimin e pronës tek pronari, nuk ndaloi përpjekjet për të zhvatur para nga Minsitria e Financave.

Ky është një dokument që provon se në qershor të 2021, prona në fjalë vlerësohet nga një përmbarues privat rreth 40 milionë lekë të reja, dhe vetëm një vit më pas, rezulton se përmbaruesi Alban Reli, e vlerëson 3-fish më shumë, në 1.2 milionë euro.

Pas kësaj, vijnë veprimet e zyrtarëve të ministrisë që firmosin kërkesën dhe nisin likuidimin, pavarësisht se bëhej fjalë për një pronë ndaj të cilës Thana nuk kishte asnjë lidhje, dhe ishte dëmshpërblyer njëherë për blerjen e saj në vitin 1992.

Ky i fundit ra në pranga në fund të vitit të kaluar, ndërsa nisën hetimet për zyrtarët e ministrisë së Financave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco