Gazetari Fatjon Gjinaj: Siguria rrugore shumë e ulët, viti 2023 nisi keq me aksidentet

Gazetari Fatjon Gjinaj: Siguria rrugore shumë e ulët, viti 2023 nisi keq me aksidentet

11:06, 06/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV ishte gazetari i kronikës, Fatjon Gjinaj ku komentoi situatën e rëndë të aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë në ditët e para të viti të ri.

Gazetari ka theksuar se aksidentet vijnë si pasojë kryesorë gjendjet e rrugës, por edhe nga pakujdesia e drejtuesve të mjeteve, ku vetëm në 4 ditët e para të viti 2023 janë regjistruar 8 aksidente me pasoja shumë të rënda.

"Aksidentet raportohen vetëm kurë janë me pasoja nga policia, numri i viktimave në harkun kohor 4-5 ditë ka qenë shumë  i rëndë për vendin tonë. Aksidentet rrugore ka raste që nuk janë regjistruar pavarësisht se duhen hetuar nga ekspert të fushës ligjzbatuesve për shkak se zgjidhen në vendin e ngjarjes nga drejtuesit e mjeteve.

Në disa raste shoferët merren vesh në rrugë dhe nuk regjistrohen si aksidente por ka edhe raste që këto gjera kanë ardhur duke u përkeqësuar sepse pasi janë marrë vesh verbalisht nuk janë respektuar marrëveshjet dhe kemi pasur histori sherresh më pas.

Policia nuk duhet të lejojë asnjë rast të tillë por duhet që të hetojë dhe të specifikojë të gjitha shkaqet e aksidentit e për pasojë të nxjerrë shkaktarin e aksidentit.

Ka një numër të lartë të aksidenteve për këtë vit, kjo dhe për pasojë e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk janë ambientuar me rrugët si ajo e Dibrës, por kjo edhe për shkak të problemeve që ka pasur ky segment sepse kryesisht kanë ndodhur natën si pasojë e mungesës së sinjalistikave, mungesë së ndriçimit, dhe hyrjet e daljet në pika karburantesh.

Në vitin 2022 janë 968 aksidente të regjistruara nga autoritetet ligjzbatuese ku janë përshirë 1362 qytetarë, shifër kjo shumë e lartë pasi janë regjistruar 134 viktima në harkun e jo të gjithë vitit por në e periudhën janar-tetor të vitit të kaluar.

Ky numër shumë  i lartë i aksidenteve përtej akseve problematikëve të rrugës por edhe nga pakujdesia e shoferëve të makinave."

"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco