'Kërkoi lekë për të mos vendosur gjobë', përjashtohet dhe fillon procedimi për policin

'Kërkoi lekë për të mos vendosur gjobë', përjashtohet dhe fillon procedimi për policin

23:47, 24/12/2022
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkarkuar një punonjës policie, pasi ka shpërdoruar detyrën dhe i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës.

Sipas burimeve për SYRI-n, gazetarja Bleona Sari raporton se ndaj policit me detyrë Inspektor i Policisë Rrugore Fier Hysen Metalia AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Njoftimi/ Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor "Fier-Vajkan", një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Policia e Shtetit falënderon mediat e  qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco