Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Aksident në Berat-Lushnje, makina shtyp për vdekje të moshuarin me biçikletë, shoferi largohet

Aksident në Berat-Lushnje, makina shtyp për vdekje të moshuarin me biçikletë, shoferi largohet

19:45, 24/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushje, në fshatin Polizhan.

Një 72-vjeçar, që ka qënë duke qarkulluar me biçikletë kur është pëplasur nga një makinë, që pasi e ka hedhur në shesh është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se Idajet Çobo është gjetur i shtrirë në rrugë nga drejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas,të cilët kanë njoftuar policinë.

72-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Trupi i pajetë i viktimës Çobo është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do ti nënshtrohet auropsisë mjeko-ligjore.

Efektivë të shumtë policie janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit, duke kërkuar edhe kamerat e mundshme të bizneseve apo banesave në anë të rrugës, nëpërmjet të cilave të bëjnë të mundur edhe identifikimin e targave të mjetit që e ka goditur.

Berat/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në vendin e quajtur "Polizhan", një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin I.Ç., 72 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco