Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U kapën në shtëpi bari/ Burg shqiptarit dhe britanikut! Jeta e shfrenuar e agjentit imobiliar i fundos

U kapën në shtëpi bari/ Burg shqiptarit dhe britanikut! Jeta e shfrenuar e agjentit imobiliar i fundos

17:22, 24/12/2022
A+ Aa A-

Dy të rinjtë janë arrestuar në qytetin e Cardiff pasi kishin transformuar 8 apartamente në “shtëpi bari”.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar një ditë më parë, u zbulua se shtetasi britanik, Matthew Cleary punonte si agjent imobiliar, ndërkohë që në të njëjtën kohë ushtronte aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit, sëbashku me shtetasin shqiptar, Mikel Kujtila.

Duke përfituar nga aftësitë e agjentit të shitjeve të pronave të paluajtshme, Cleary kishte gjetur 8 apartamente të përshtatshme për t’i kthyer në shtëpi bari. Ata kanë kultivuar e kanë shitur rreth 100 kg kanabis.

Dyshimet u ngritën për shkak të jetës së shfrenuar të britanikut Cleary. Në një prej banesave ku dyshohej të ushtrohej aktiviteti i paligjshëm, autoritetet pikasën shqiptarin Mikel Kujtila.

Ata ushtruan kontrollin në banesë, ku gjetën pajisje për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit. Gjithashtu, policia i gjeti shqiptarit edhe disa çelësa të automjeteve VË Caddy, BMË seria 3 dhe një Mercedes Benz.

Brenda automjeteve, oficerët gjetën më shumë se 17 kg kanabis në thasë dhe pasaporta shqiptare për “kopshtarët” në kultivimin e drogës në zonë. Policia ekzaminoi telefonat e Kujtilës dhe i lidhi mesazhet me Cleary, i cili u ndalua nga oficerët teksa po lëvizte me një Range Rover në rrugën Mynachdy.

Brenda automjetit kishte pako me rreth një kilogram kanabis. Oficerët kontrolluan shtëpinë e Cleary dhe gjetën sasi më të vogla kanabisi në thasë Ziploc.

Provat i çua oficerë në tetë ‘shtëpi bari’ në zona të ndryshme, afër Cardiff, duke përfshirë në Aberystwyth Street, Cathays Terrace, Llantrisant Road, Coëbridge Road East dhe Rolls Street.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco