Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Kontroll i befasishëm në qelitë e mafiozëve shqiptarë, kërkohen prova për vrasjet në Nea Smyrna

Kontroll i befasishëm në qelitë e mafiozëve shqiptarë, kërkohen prova për vrasjet në Nea Smyrna

13:46, 24/12/2022
A+ Aa A-

Greqi - Në orët e para të mëngjesit të 23 dhjetorit, oficerët e Policisë së Atikës kanë kryer një bastisje të befasishme në 6 qelitë e burgut të Chanias ku mbahen gjithsej 13 kriminelë shqiptarë.

Mes tyre është edhe kreu i dyshuar i “mafies së burgjeve” Klodian Lekocaj, i cili ka qenë vazhdimisht në qendër të hetimeve të EL.AS. për urdhrat e vdekjes dhe rastet e trafikut të drogës. Së fundmi, ai u akuzua si autori moral i vrasjes së një 39-vjeçari korrikun e kaluar në Agia Varvara.

Forcat e policisë nga Athina, Chania dhe Heraklion kanë bërë një “vizitë” surprizë në burgjet e Agyia-s, ku gjatë kontrollit u gjet lëndë narkotike në një qeli të burgosurit.

Objekte të mprehta janë gjetur edhe në dy qeli të tjera si dhe celularë. Ndaj tre të burgosurve është ngritur një procedim.

Në informacion thuhet se objektivi i hetimeve kanë qenë të burgosur shqiptarë, të cilët konsiderohen të lidhur me mafien shqiptare dhe në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes në Nea Smyrna.

Kontrolli i befasishëm i policisë u organizua nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës, NënDrejtoria e Sigurimit të Chania dhe EKAM e Kretës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco