Sarandë, fëmija 3-vjeçar që u aksidentua, jashtë rrezikut për jetën

Sarandë, fëmija 3-vjeçar që u aksidentua, jashtë rrezikut për jetën

12:50, 24/12/2022
A+ Aa A-

Një fëmijë vetëm 3 vjeç u godit nga një makinë në lagjen nr.1 në Sarandë, por fatmirësisht, Policia e Sarandës njoftoi se është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:10, kur një banor i Ksamilit, M.Marku, 22 vjeç, duke drejtuar automjetin "Hyndai" e përplasi të voglën.  Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat ndërsa një grup hetimor shkoi në vendngjarje. 

Në njoftimin zyrtar, Policia tha:  "Sarandë - Informacion paraprak - Sot, rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar automjetin tip "Hyndai", ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco