VIDEO/ Ja ku u gjet trupi i pajetë në Vlorë, dyshimet e para të policisë

12:06, 24/12/2022
A+ Aa A-

Një trup i pajetë është gjetur rreth orëve të mëngjesit të së shtunës tek ai që njihet si Kanali i Motorrit në qytetin e Vlorës.

Viktima është një person që nuk është identifikuar ende. Ai është gjetur në brendësi të kanalit të ujërave të zeza, i cili derdhet në det. Kanë qenë kalimtarët që e kanë raportuar ngjarjen në polici.

Trupi i pajetë dyshohet të jetë i një personi të dyshuar endacak, rreth moshës 70 vjeç. Trupi është dërguar në morg ku do i nënshtrohet ekspertizës.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sot, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco