SYRI TV/ Konfiskohen pasuritë e Julian Sulo, Demir Licka dhe Fatmir Abdurrahmanit

16:00, 22/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Lushnjes ka vendosur konfiskimin e pasurive të 3 personave me argumentin se i kanë ngritur mbi të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Bëhet fjalë për pasuritë e Julian Sulës, njohur me nofkën “Juli i Pashakos”, Demir Lickës, dhe Fatmir Abdurrahmanit, ndërsa ishin objekt i ligjit antimafia.

Përkatësisht, Sulos iu konfiskuan mbi 70 mijë euro, një automjet tip “Porsh Kajen”, me vlerë 100 mijë euro dhe apartament me sipërfaqe 110 m2. Lickës i konfiskohen një lokal, një parcelë ndërtimore dhe një automjet.

Ndërkohë Fatmir Abdurrahmanit 7 pasuri, mes të cilave 3 njësi shërbimi me sipërfaqe totale 266 m2, një lokal, një garazhd dhe dy apartamente. Njëri nga tre personat në shenjestër të drjetësisë, njihet gjerësisht në Lushnje dhe për autoritetet e zbatimit të ligjit.

Bëhet fjalë për Julian Sulën që njihet edhe si "Juli i Pashakos", rival i Aldo Bares. Ai është arrestuar më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë që ta lidhnin me ngjarjen.

Ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, edhe në këtë ngjarje mohoi përfshirjen.

Më parë ndaj Sulos është bërë një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco