Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Tiranë

Vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Tiranë

15:28, 22/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona për disa vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit dyshohen për vjedhje dhe drejtim mjeti pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. Gj., 41 vjeç, banues në Kamzë, pasi i ka vjedhur me dhunë telefonin, shtetasit S. A., 24 vjeç. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- M. Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues Gj. Ç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi Z. L., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve; - E. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco