Aksidenti/ Arrestimi i Bollanos, 17-vjeçari po shkonte te lokali i gjyshes

Aksidenti/ Arrestimi i Bollanos, 17-vjeçari po shkonte te lokali i gjyshes

10:48, 22/12/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme përplasi për vdekje të miturin Elio Hamiti, i cili po lëvizte në këmbë në Llogara.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa policia thotë se ish-kryebashkiaku do të akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë. Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë. Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen," njofton policia.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në Llogora, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi të miturin Elio Hamiti.

17-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, i cili ndodhet në afërsi të fushës së sportit në Llogora. Në atë moment Vasil Bollano ka kaluar në këtë aks rrugor dhe e ka përplasur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco