Konflikt në spital, një person godet me sende të forta rojen e godinës

Konflikt në spital, një person godet me sende të forta rojen e godinës

12:57, 15/12/2022
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar me iniciale E.C. është shpallur në kërkim nga policia pasi ka goditur me sende të forta rojen e spitalit të Sarandës.

Policia bën me dije se ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco