Grabitet biznesi në ish-Bllok/ Arrestohet edhe 41 vjeçari që kanoste ish-gruan pas divorcit

Grabitet biznesi në ish-Bllok/ Arrestohet edhe 41 vjeçari që kanoste ish-gruan pas divorcit

11:42, 15/12/2022
A+ Aa A-

Një 41-vjeçar përfundoi në prangat e policisë, pasi nuk e linte të qetë ish bashkëshorten edhe pas divorcit.

Ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe e ka kanosur përmes telefonit.

Ndërkohë një grabitje ka ndodhur këtë të enjte në një biznes në rrugën “Vaso Pasha”. Pronari i saj ka bërë kallëzim në polici dhe blutë kanë nisur punën për kapjen e autorëve.

Njoftimi/ DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Kanosja", pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe e ka kanosur atë nëpërmjet telefonit.

---

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur shtetasi A. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Vaso Pasha", në biznesin që administron, i kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco